Timeline Jugosllavija – Miljenko Hajdaroviç
Pas përcaktimit të kornizës kronologjike, studentët mund të ndjekin zhvillimet e proceseve politike dhe shoqërore në Jugosllavi duke krijuar një ambient për kërkime të mëtutjeshme të temës së caktuar. Mësimi është projektuar si një hyrje në temën e Jugosllavisë për klasën e 8-të të shkollës fillore osë për nxënësit që për herë të parë ballafaqohen me temën.
Tragje nga e kaluara në derën e së sotmes – Tihana Magash
Tragje nga e kaluara në derën e së sotmes” është ekspozitë e mjeteve nga lufta atdhetare, të cilët mjete nxënësit i kanë grumbulluar, tubuar, arkivuar, katalogjizuar dhe në fund edhe organizuan ekspozitë në muzeun popullor në Zarë, në objektin e Pallatit Princor nga shtatori i vitit 2013 deri në Janar të vitit 2014.
Studimi i Totalitarizmit – Jelena Doshlov
Plani themelor i temës është njoftimi i nxënësve me nocionin mendimi totalitar, mbijetesa e tij në periudha dhe hapsira të ndryshme kohore. Ky plan mësimor inkorporon në vete disa nga njohuritë e filozofisë politike, që i studiojmë nga mendimet e Platonit, Hegelit, Niçes, Leninit, Ikballit, e gjithë kjo në korelacion me mendimet rreth totalitarizmit në filozofinë e Hana Arent.
Kriza sociale dhe shkatërrimi i Jugosllavisë – Shpërbërja e shtetit të përbashkët – Branislav Toxher
Nxënësit njihen me të kaluarën dhe ngjarjet të cilat ende nuk janë qartësuar. Nxënësit janë të aftë të bëjnë lidhje mes ngjarjeve të cilat ndodhin në vend dhe ngjarjet botërore. Nëpërmjet këtij plani mësimor do të kuptojmë marëdhëniet ndërnjerëzore dhe ndëretnike në hapsirën e ish Jugosllavisë.
Kuizi dhe detyrat mbi jetën e shkurtë – Mirela Nenadoviç dhe Helena Roshtash
Kuizi dhe detyrat janë të lidhura me jetën e Anna Frank dhe familjes së saj. Pjesa qëndrore e këtij plani mësimor është filmi “Jeta e shkurtër e Anna Frank” dhe pjesa përfunduese është kuizi dhjetë minutësh me rrethim të përgjigjeve të ofruara lidhur me filmin.
Në kërkim të jetës më të mirë – Besnik Emini
Tema ka të bëjë me lëvizjen e njerëzve për të kërkuar vend më të mirë për të jetuar. Ka të bëjë me njerëzit të cilët i lëshojnë vendlindjet e tyre për arsye të ndryshme. Kjo temë është relevante për kohën e tanishme sepse anekënd Evropës ka shumë njerëz të cilët vijnë si emigrantë, duke i lënë vendet e tyre për shkak të paqëndrueshmërisë politike, luftërave, krizës ekonomike etj.
Refugjatët nuk janë numër – Misho Dokmanoviç
Përveç përmbajtjeve standarde dhe temat lidhur me rënien e Jugosllavisë, si rritja e nacionalizmit dhe luftërat etnike, ky leksion do të shqyrtoj një çështje që është lën pas dore shpesh, pra lidhur me fatin e refugjatëve dhe të zhvendosurve në konfliktet Jugosllave. Sipas komesarit të Lartë për refugjatë dhe persona të zhvendosur të OKB, pothuajse 3 milion njerëz ishin te detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre në ish Jugosllavi gjatë dekadës së konflikteve.
Pozita e migrantëve nga vendet e ish Jugosllavisë në Slloveni – Monika Montaniç
Tema ka të bëj me jetën e përditshme të imigrantëve nga vendet e ish Jugosllavisë para dhe pasi që Sllovenia fitoj pavarësinë dhe paraqet një hyrje në diskutim mbi pozitën e qytetarëve të nacionaliteteve të ndryshme në vende tjera, pikërisht atje ku plani mësimorë do të mbahet.
Brendi i ri – Mirela Nenadoviç dhe Helena Roshtash
Tema është nga njësia mësimore Skena muzikore nga brendi i ri që zhvillohej në Jugosllavi gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta të shekullit XX. Tema të këngëve socio-subverzive nga brumi i ri i komponimeve muzikore sidhe reakcionet e një pjese të institucioneve shtetërore mbi tematikën e këngëve.