Stafi
HIP
Sanja Stefanoviq
Sanja Stefanoviq është koordinatore e proektit “Historija,Istorija,Povjest – Mësim për të sotmen” në Maqedoni, në emër të Forumit Rinor Arsimor. Si edukatore, aktiviste dhe ithtare e debatit, Sanja është e kyçur në OJQ sektorin në vitin 2002. Si anëtare aktive e FRA, ajo në vazhdimësi është e kyçur në aktivizmin rinor, përfaqësim dhe vollonterizëm. Aktivitetet e saja të përditshme kyçin edhe menaxhimin dhe organizimin e evenimenteve, menaxhimi me proekte, iniciativat qytetare, aktivizëm rinor dhe në internet, promovim të vollonterizmit, lufta kundër paragjykimeve dhe arti i rrugës. Gjatë viteve të fundit, pas zgjerimit të angazhimit të saj në FRA, ajo punon me të rinjë që kanë prejardhje të ndryshme. Sanja organizon, krijon dhe mban trajnime në tema të ndryshme nga fusha të ndryshme që janë të rëndësishme për të rinjtë e vendit dhe rajonit. Aktualisht punon si asistente e programit Aktivizmi Rinor në FRA. Sanja momentalisht studion psikologjinë në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi dhe Geshtallt psikoterapinë në Institutin Geshtallt në Shkup. Kur nuk punon dhe studion, ajo merret më fotografim, art bashkëkohor dhe rrugor i punime dore.
Sandra Anastasovska
Sandra Anastasovska kryetare e Forumit Rinor Arsimor, organizatë partnere e proektit “Historija,Istorija,Povjest – Mësim për të sotmen” në Maqedoni. E kyçur më shumë se 1 dekad në fushën e arsimimit dhe të drejtave të njeriut, Sandra mund të kontriboj në ndërtimin e platformës për mirëkuptim dhe minimalizmin e stereotipeve dhe paragjykimeve tek të rinjtë me prapavijë të ndryshme. Pa marr parasysh se vjen nga rajoni Ballkanik, ku nacionalizmi dhe diskriminimi lënë shenjë në zhvillimin personal tek të rinjtë, Sandra ka njohuri dhe aftësi në punë me grupet e margjinalizuara, duke respektuar diversitetin. Ajo ishte koordinatore e trupit që krijonte plane mësimore dhe metodologji, e cila ishe pjesë e proektit të USAID për integrim multietnik në arsim. Gjatë viteve të fundit ajo në mënyrë aktive ishte e kyçur në krijimin dhe zhvillimin e 22 klubeve të debatit dhe 14 klube të Mësojmë Drejtësi. Ajo është magjistër në të drejtën biznesorë pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodi, në fakultetin “Justiniani i Parë” në Shkup.
Vesna Iveziq
Vesna Iveziq është proferoesh e sociologjisë, filozofisë dhe logjikës në shkollën e mesmë “Mate Bllazine” në Labin, Istra. Vesna ka diplomuar filozofinë dhe sociologjinë në Universitetin e Zagrebit, fitoj titullin magjistër në katedrën e sociologjisë (fusha – sociologjia e religjionit) dhe vazhdoi në shkencat e doktoraturës njashtu në katedrën e sociologjisë. Tashmë me vite në mënyrë të pavarur punon në lajme të ndryshme dhe publikon në revistat letrare në Kroaci. Vesna është themeluese e organizatës joqeveritare “Shoqata për përparimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe kualitetit për jetesë – IDIA”. Ka shkuar libër “E drejta për të qenë më ndryshe”, e cila është si rezultat i hulumtimit të bërë me të njejtin emër, për diskriminimin e fëmijëve rom në klasat më të larta në shkollat fillore nga vende të ndryshme në Kroaci, gjithashtu ka bashkëpunuar me Lidhjen e Romëve nga Istria – Pula, si një ndër iniciatorët për revistën dygjuhësore (rome-kroate) “Zëri i romëve në Istria”. Nga viti 2009 është në bashkëpunim me Akademinë për mendim të lirë (ASM) Leonardo nga Pula, i cili organizoi Bunker festivalin për filmet e ndaluara dhe të harruara, dedikuar afirmimit të lirisë dhe shprehjes së artit. Festivali gjithashtu ka përmbajtur edhe tryezë të rrumbullakët “Cenzura, liria e kreativitetit dhe pozita e autorit”. Shpesh zotëron konferenca profesionale dhe ligjerata nga profesor, si dhe konferenca shkencore dhe i publikon në revistat shkencore. Interesat e saja janë: të drejtat e njeriut, toleranca, ksenofobia, racizmi, ekologjia, shkurtimisht – përmbledh të gjitha mënyrat e arritjes të lirisë dhe barazisë të të gjithve. Ajo është anëtare e Shoqërisë të sociologëve të Kroacisë, Shoqërisë të filozofëve të Kroacisë dhe Lidhjes Kroate për integrim.
Lina Jurjeviq
Lina Jurjeviq është mbikqyrëse e proektit të Shtëpisë Ana Frank “Historija,Istorija,Povjest – mësim për të sotmen” në Kroaci. Ajo është nënkryetare në HERMES. Eksperienca e saj e parë me OJQ sektorin ishte në vitin 2013, ku ishte vollontere në ekspozitën e “Ana Frank – histori për të sotmen” dhe punëtorit lidhur me të (Free2Choose). Si studente e historisë dhe historisë së artit, ajo është shumë e interesuar me proektet që kanë të bëjnë me historinë, sidomos nësë qëllimi i saj është që të përmirsoj mirëkuptimin dhe empatin mes njerëzve.
Jasmi Hasiq
Jasmi Hasiq është drejtor i Humanity in Action nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ai është mbikqyrës i proektit HIP në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu, ai është kandidatë për doktoraturë në Teorinë politikë të Libera Università Internazionale degli Studi Sociali Guido Carli di Roma and l’Université libre de Bruxelles. Prapavija e tij profesionale dhe akademike në marrëdhëniet ndërkombëtare, studimet europiane, shkencat politike dhe juridike. Ai ka mbaruar studimet paradiplomike dhe postdiplomike në juridik në Universitetin e Sarajevës – Bosnje dhe Hercegovinë (2010 – 2013), studimet paradiplomike në studimet Europiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Masarik. Çeki (2011), si dhe studimet postdiplomike në shkencat politike në Universitetin e Europës Qëndrore – Hungari (2012). Ai ka punuar si analist hulumtues në Qendrën për studime të sigurisë në Sarajevë, si praktikant i Parlamentit Europian në Bruksel.
Kerim Somun
Kerim Somun është koordinator i proektit të Shtëpisë Ana Frank – “Historija,Istorija,Povjest – mësim për të sotmen” në Bosnje dhe Hercegovinë. Kerimi është koordinator proekti në Iniciativën rinore për të drejtat e njeriut në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ai është koordinator i proektit Model i gjykatës penale ndërkombëtare – Ballkani perëndimor, në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjatë 8 viteve të fundit ka punuar për disa organizata ndërkombëtare dhe nacionale, siç janë Humanity in Action – Bosnje dhe Hercegovinë, Qendra edukative për të drejtat e njeriut dhe demokraci Civitas, PEP International, Paneli këshillues rinor UNFPA, Lëvizja ndërkombëtare rinore, GNRC – Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ai është koordinator nacional i disa rrjeteve vollontere në Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç këtyre angazhimeve, ai është i kyçur si bashkëpunëtor i jashtëm dhe trener për zbatimin e programeve dhe proekteve të ndryshme në organizata nacionale dhe ndërkombëtare. Aftësit e tij si trajner, veçanarisht janë të fokusuara në procesin e sjelljes së vendimeve, ndërtimin e paqes, tolerancës dhe lidershipit rinor. Gjithashtu, ai është një ndër studentët më të mirë të fakultetit e administratës publike degë e Universitetit të Sarajevës, ku ai do të diplomoj në shtator të vitit 2016 me tezë: “Kyçja e të rinjëve në procesin e sjelljes së vendimeve me analizë krahasuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Boris Mikoviq
Boris Mikoviq është koordinator i proektit “Historija,Istorija,Povjest – mësim për të sotmën” në Sërbi, nga organizata Komunikimi i Hapur, e cila është partnere lokale e Shtëpisë Ana Frank. Me anëtarsim në bordin udhëheqës, Borisi merr pjesë në luftën e Komunikimit të Hapur që shoqërinë në Sërbi ta shëndroj në shoqëri dinamike dhe të gjallë. Në të kaluarën, puna e tij me organizata të ndryshme joqeveritare përbëhet nga dialogu interkulturor me minoritetet etnike dhe kulturore dhe promovimin e procesit të demokratizimit. Ai është ko-themelues i organizatës studentore, e cila merret me emancipimin politik të të rinjëve. Ai mendon që mungesa e tij e ndërgjegjjes kombëtare e bën të qëndrueshëm ndaj ksenofobisë “ballkanike” të shekullit 21. Borisi është i diplomuar në fakultetin e shkencave politike – marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa momentalisht përgatit masterin (Shëndeti publik – fakulteti i mjeksisë).
Аna Kostadinoviq
Аna Kostadinoviq është mbikqyrse e proektit “Historija,Istorija,Povjest – mësime për të sotmen” për Sërbinë. Kompetencat e saja bazohen në debata dhe përvojë në fjalimet publike, sidhe interese personale për idenë e HIP proektit. Me angazhimin e saj në këtë organizatë ajo u dallua si trajnuese dhe koordinatore e kurseve debative, poashtu bënë pjesë në punën ekipore në mardhënje me publikun . Para se të bëhet anëtare në OK, ajo 5 vite ishte volentere në Zyren e Rinisë. (ZR)
Në këtë periudhë ajo ndoqi shumë seminare, puntori, edukime joformale me bashkmoshatarët, të cilat përfshinin tema nga të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtat rinore të cilët kanë të bëjnë me konflikte të kaluara dhe avansimin e kualitetit të jetës. Gjatë punë s në ZR, ajo vuri bashkpunim me organizata kredibile nga lëmia e të drejtave të njeriut në Sërbi, siq ishin Komiteti i Helsinkit për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe Qendra e Beogradit për të drejta njerëzore. Ajo është student postdiplomik në gazetari dhe komunikim pran fakultetit të shkencave politike të Universitetit në Beograd. Ky është proekti i parë i saj me karakter ndërkombëtar, por ajo beson që nuk do të jetë i fundit.
Dr. Maja Nenadoviq
Dr. Maja Nenadoviq është koordinatore në shtëpinë Ana Frank në proektin “ Historija,Istorija,Povjest – mësime për të sotmen” i finansuar nga BE-ja. Si trajner me përvoj, orator, këshilltar politik, hulumtues, trajnues për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe përfaqësimi i tyre dhe edukator për de-konstrukcionin e identitetit. Maja në këtë proekt tregon një interesim të veçant në sfidimin dhe transformimin e stereotipeve shoqërore përmes debateve me përvoj. “Radikalja” empatia dhe dialogu si mjete për zgjidhjen e moskuptimeve dhe konflikteve, transformimi i stereotipeve shoqërore përmes debatimit nga përjetimet, sidomos tek grupet që u janë shkaktuar plaga dhe ato të margjinalizuarit në shoqëri. Si trajnues dhe këshilltar global me përvoj 16-të vjeçare, ajo trajnon në 20 vende të botës. Puna e saj e fundit në Europën qendrore dhe jugore fokusohet në ballafaqimin me paraqitjen populizmit dhe ekstremizmit. Maja gjithashtu është njëra nga iniciatoret e modelit Gjyqi penal Ndërkombëtar (MICC WeB – www.miccweb.org), proekt i cili i lidhë shkollarët e mesëm me arsimtarët nga gjithë Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Sërbia të simulojn seanca gjyqësore nga krimet e luftës dhe të mësojn mbi të drejtat e njeriut dhe cenimet e tyre gjatë historis sidhe rrënjes së Jugosllavisë në vitet e 90-ta. Ajo është doktor në Universitetin në Amsterdam.
Laura Boerhot
Laura Boerhot është doktorante në Universitetin në Amsterdam e cila meret me hulumtimet e përcelljeve të kujtesave ndër gjenerata nga lufta e në Bosnjes në Europë dhe punon si edukatore e lirë/ ligjërues i kujtimeve, historia gojore dhe trashigimia.
Ka diplomuar historinë dhe ka magjistruar në studimet për holokasuti dhe gjenocidi, me fokusim në memoralizimin në Europën Juglindore. Për shtëpinë e Ana Frank ajo e krijoi konceptin „Memory Walk“ (Shëtitja gjatë kujtimeve) dhe organizoi disa puntori të këtilla për film rreth perkufizimit të historisë në Europë. Sëbashku me iniciativën rinore për të drejtat dhe liritë e njeriut në BeH dhe shtëpisë Ana Frank ajo organizoi Memory Walk në Sarajevë dhe Sarajevën lindore ku në bashkpunim me Forumin ZFD, përpiluan doracakun për ballafaqim me të kaluarën në Europën Juglindore. Ajo është anëtare aktive e Memory Lab. Trans European Exchange Platform on History and Remembrance dhe Humanity in Action.
Karen Polak
Karen Polak është historiane e cila ka eksperiencë shumëvjeçare me botime dhe arsimim. Ajo është e diplomuar në Universitetin e Amsterdamit (1989) me specializim “Historia e gruas dhe pedagogjia”. Në vitin 1991 ajo i bashkangjitet stafit edukues të Shtëpisë Ana Frank si zhvillues i kurikulumit. Në bashkpunim me OSBE/ODIHR ajo punon në zhvillimin e materialeve mësimore në temën Antisemitizmi me partner nga katërmbëdhjet vende. Aktualisht, ajo udhëheq proektin ndërkombëtar me gjasht partnerë nga Europa ku zhvillon mjete edukuese në më shumë gjuhë, me onlajn qasje, në temën Antisemitizmi dhe format tjera të diskriminimit (më tepër në: ëëë.storiesthatmove.org). Ajo është anëtare e delegacionit Holandez në Aleancën ndërkombëtare për kujtimin e holokaustit (IHRA) nga viti 2001 si delegate në grupin punues për arsimim dhe udhëheq me komitetin për gjenocidin e Romëve në IHRA. Krahas tjerave, ajo kontriboi në zhvillimin e www.romasintigenocide.eu dhe www.romasinti.eu. Karen Polak është udhëheqëse e Dutch Friends of Aktion Sühnezeichen Friedensdienste, anëtare e këshillit të Leo Smit Foundation (www.leosmith.nl) dhe bënë pjesë në mesin e këshilltarëve të këshillit ndërkombëtarë në shtëpinë e kuvendit Vanze.
Ivana Gavalova
Ivana Gavalova punën në departamentin edukativ ndërkombëtar në Shtëpinë Ana Frank, duke trajnuar dhe koordinuar proekte të cilat merren me paragjykime dhe diskriminim, të drejtat e njeriut, edukimi për gjenocidin dhe holokaustin mbi Romët. Si edukatore e pavarur, ajo interesohet për etikën në edukim, mendimin kritik, shoqëri aktive dhe me parandalimin e radikalizimit tek të rinjtë; me interesim të veçant për nxënësit që vështirë mund të kemi qasje, gjithashtu është anëtare e RAN grupit punues për parandalime në Rrjetën për ngritjen e vetëdijes mbi radikalizimin(RAN), e vendosur nga Komisioni Europian dhe nga fokus grupa “Nxënës dhe të rinjë që vështirë gjendet qasje” nga NECE – Rrjetë për shoqëri civile europiane. Ivana është e diplomuar në studimet e Sociologjisë dhe politika sociale në Universitetin Çarls në Pragë. Në proektin HIP, ajo është asistente e proektit nga Shtëpia Ana Frank.
Beri van Driel
Beri van Driel është i arsimuar në universitete të Holandës dhe të SHBA-së. Është i diplomuar në studime të Psikologjisë së Kulturës dhe Religjionit me specializim në arsimim. I është bashkangjitur ekipit të Shtëpisë Ana Frank në vitin 1992, ku tashmë është drejtor ndërkombëtar për trajnime të mësimdhënësve dhe zhvillim të kurikulumeve. Beri është redaktor në zhurnalin akademik ndërkombëtar Edukimi Interkulturor (http:// www.tandf.co.uk/journals/titles/14675986.asp) nga viti 2000 dhe aktualisht është nënkryetar i Asocionit internacional për edukim interkulturor (IAIE). Beri ka punuar si edukator konsulent në Zyrën për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) në Varshavë, si dhe konsulent në UNESKO dhe FRA (Agjencioni për të drejta fundamentale). Nga viti 2010, ai është anëtarë i jurisë të komisionit për çmimin prestigjioz të Kombeve të Bashkuara – BMW, çmim internacional për inovacione ishte i caktuar si kryetar i jurisë në vitin 2003. Ai ka edituar libra me tituj: Ruajtja e islamofobisë në praktikën edukative (Londër,2005) dhe Sfidimi me homofobinë (më Luc van Dijk, Londër, 2007) si dhe ka botuar më tepër se 10 artikuj akademik dhe kapituj të librave.