Për

HIP

Çfarë Është Hip?

Proekti “Historija,Istorija,Povjest – mësim për të sotmën” është lansuar në vitin 2015 nga Shtëpia e Ana Frank, në bashkëpunim me partnerët lokal nga Kroacia (Rrjeti zhvillimor për evolucion dhe mirkuptim të edukimit Kroat – HERMES), Bosnjë dhe Hercegovinë (Youth initiative for human rights dhe Humaniteti në aksion), Sërbi (Komunikimi i hapur) dhe në Maqedoni (Forumi rinor arsimor – FRA [MOF]).

Kemi qëllime të mëdha – të ngrisim vetëdijen dhe të nxisim diskutime mbi historinë e afërt të nacionalizmit, ekskluzivitetit, paragjykimeve, diskriminimit në rajon dhe të promovojmë debat dhe dialog mbi të kaluarën tonë të përbashkët. Gjithashtu, dëshirojmë të promovojmë mëndim kritik mbi ngjarjet historike dhe rëndësinë e tyrë në sfidat bashkëkohore, si dhe të inspirojmë edukim historik si një edukim qytetar ndërdisciplinor.

Ky proekt ndërlidhet me misionin e Shtëpisë së Ana Frank, organizatë e pavarur të cilës i është besuar vendi ku Ana Frank është fshehur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ku e ka shkruar ditarin e saj. Sot, organizata nxit reflektim të rreziqeve nga anti-semitizmi, racizmi, diskriminimi, rëndësia e lirisë, të drejta të barabarta dhe demokracinë në botë.

Shpresojmë që materialet edukative dhe resurset e krijuara gjatë kohës së proektit do të inspirojnë diskutim për historinë, kujtime dhe memori në dhe jashtë klasave shkollore në rajon. Historia gjatë kohë është faktor ndarës dhe kundërshtues në rajon. Shpresojmë që kjo metodologji e diskutimit të hapur mbi këndveshtrimet dhe perspektivat e ndryshme ndaj gjërave, do të lejoj që të rinjtë ta përpunojnë të kaluarën në atë mënyrë ku do të mundësoj hapësirë për të rimarr të sotmën, por gjithashtu edhe të ardhmën.

Ju falenderojmë për vizitën në këtë faqe: Ju dëshirojmë të kaloni kohë të shkëlqyar edukative në hulumtimin dhe shfrytëzimin e resurseve tona edukative!

ORGANIZATAT PARTNERE

anne-frank-about-logo
hermes-communication-logo
humanity-action-about-logo

EKIPI

Shumë persona fuqimisht kanë punuar në proektin “Historija, Istorija,Povjest – mësim për të sotmën” që ta bëjnë të mundshme. Këtu mund të mësoni më tepër mbi prapavijën e anëtarëve tanë si dhe të ekspertëve të cilën kontribuan për proektin.

UNIONI EUROPIAN

about-eu-logoProekti është i mundësuar prej grantit të programeve regjionale dhe horizontale të Unionit Europian. Shtëpia e Ana Frank, sëbashku me partnerët e saj lokal nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Sërbia, është një nga pranuesit e EuropeAid / 135428 / DH / ACT / Multi grant, i emëruar si “Pajtimi i Ballkanit perëndimor nëpërmjet analizimit të së kaluarës, njoftimit me drejtësin e tranzicionit dhe përparimin e gazetarisë hulumtuese”.