Ekspertët

HIP

Vesna Ivezić

vesna-ivezic

Vesna Ivezić is a teacher of sociology, philosophy and logic, in Secondary School Mate Blazine in Labin, Istria. Vesna graduated in Philosophy and Sociology at the Philosophical University in Zagreb, received her Master’s (mr.sc.) at the Department of Sociology (field – Sociology of Religion) and is continuing her PhD studies also at the Department of Sociology. For many years she has been freelancing in various newspapers and published in literary magazines in Croatia. Vesna is the founder of NGO „Association for the Promotion of Human Rights, Freedom and Quality of Life- IDIA“. Wrote a book „Right to be Different“, which was a result of research conducted under the same name, about discrimination of Roma children in the upper grades of elementary schools in different parts of Croatia, and was also cooperating with the Association of Roma from Istria-Pula, being one of the initiators of the bilingual (Romani-Croatian) magazine „The Voice of Roma in Istria“. Since 2009, in cooperation with ASU (Academy of Free Minds) Leonardo from Pula, has been organizing Bunker Festival of Prohibited and Forgotten Films“, dedicated to the affirmation of freedom of artistic expression. The Festival also holds a round table „Censorship, Freedom of Creativity and the Position of Author”. Often attends professional conferences and lectures for teachers, as well as scientific conferences, and publishes in scientific magazines. Her interests are: human rights, tolerance, xenophobia, racism, ecology, shortly, – considering all the possibilities for achieving freedom and equality for all. She is a member of the Croatian Sociological Society, Croatian Philosophical Society, and Croatian Association for Integration.

Tihana Magash

tihana

Tihana Magash është e lindur në Osiek, Kroaci. Ka studiuar në Universitetin e Zadarit dhe ka diplomuar në drejtimin e Sociologjisë dhe profesoresh e historisë. Që nga ditën e shkollës së mesme, ajo ishte e interesuar dhe e kyçur në fushën e të drejtave të njeriut, viktimave të luftës, Holokausti dhe njëkohësisht ka marr pjesë në shumë punëtori për promovimin e tolerancës, barazisë, diçka e veçant që ka ngjall ndërgjegje kritike tek të rinjtë në tema senzitive në shoqërinë ku jetojnë. Momentalisht, ajo punon në gjimnazin “Vlladimir Nazor” në Zadar.

Tatjana Juriq

tatjana-juric

Tatjana Juriq është mësimdhënëse e lëndës së historisë dhe gjuhën latine në programën ndërkombëtare në gjimnazin Banja Lluka në Bosnje dhe Hercegovinë. Si mësimdhënëse, Tatjana ka qasje inovative pedagogjike dhe shfrytëzon teknika të reja për mësim kreativ. Qëllimet kryesore në punën e saj është kuptimi më i mirë i të kaluarës nëpërmjet analizës kritike të burimeve historike, zhvillimin e tolerancë dhe multiperspektivitetin, duke njohur përdorimin dhe keqpërdorimin e miteve dhe fakteve historike, zgjerimi i horizonteve dhe rritja e vetëdijes për rreziqet nga radikalët, lëvizjet ekstremiste dhe regjimet totalitare, Aktualisht, Tatjana është e kyçur në më shumë proekte interkulturore dhe hulumtuese te cilat merren me çështje të ndryshme historike.

Monika Montaniç

monika-montanic

Monika Montaniç është koordinatore e proektit të ekspozitës udhëtuese “Ana Frank – Histori për të sotmen” në Slloveni. Ajo ka kryer studimet diplomike të Historisë dhe punon në muzeun Nacional të historisë bashkëkohore të Sllovenisë(MNZS). Si studente, ajo ka punuar me orar të shkurtuar në MNZS si udhëheqëse e ekspozitës së përhershme – Sllovenët në shekullin e 20 – dhe shumë ekspozita tjera të përkohshme. Në MNZS ajo është e kyçur në programën për zhvillim të literaturës së arsimimit dhe kurseve për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe për të moshuar, ku kujdes të veçant i jepet shkollarëve të mesëm të cilët përgatiten për provimet shtetërore në lëndën ë historisë. Në muze organizon evenimente speciale për fëmijë parashkollor, ku vet është e kyçur në organizimin e evenimentit, si dhe përgatitje të përmbajtjeve dhe literaturës të përshtatshme. Ajo gjithashtu merr pjesë në numër të madh të kurseve edukative për ngritjen e iniciativës për të krijuar institucione të artit më të arritshme për qytetarët më nevoja të posaçme. Kjo është arsyeja se pse ajo e ka përshtatur gjithë tekstin e ekspozitës udhëtuese “Ana Frank – Histori për të sotmen” në shkrim braile dhe ka zhvilluar punëtori speciale për udhëheqës bashkmoshatar. Krahas angazhimit të saj në kryerjen e programeve arsimore në muze dhe koordinimin e proektit ndërkombëtar Ana Frank në Slloveni, roli i saj kryesor në MNZS momentalisht është në fushën e marrëdhënieve me publikun.

D-r Misho Dokmanoviq

miso-dokmanovic

D-r Misho Dokmanoviq është docent në Fakultetin Juridik pranë Universitetit „Shën Kirilli dhe Metodi“ në Shkup, Maqedoni, ku ligjeron lëndën e Historia e së drejtës dhe historia e Maqedonisë bashkëkohore në drejtimin e shkencave Politike. D-r Dokmanoviq ka diplomuar, ka kryer masterin dhe ka doktoruar Shkencat Politike në fakultetit Juridik pran UKM, ndërsa ka kryer masterin edhe në Diplomacinë bashkëkohore të akademisë Mesdhetare për studime diplomatike. Teza e doktoraturës (2010) fokusohet në zhvillimin juridik të shtetit në Maqedoni në kuadër të federatës Jugosllovene të periudhës 1946 dhe 1953, përderisa teza e masterit (2005) flet për rënien e Jugosllavisë dhe procesin e Maqedonisë së pavarur. Ka marr pjesë në konferenca, vizita studimore dhe ka ligjeruar në mbi 45 shtete. D-r Dokmanoviq ka punuar si hulumtues në disa udhëheqësi të institucioneve akademike, ndër të cilat Universiteti i Michiganit, Universiteti i Floridas, Universiteti i Ilinois dhe Universiteti i Europës Qëndrore. Gjithashtu ai është ligjerues i jashtëm në shumë programe aktuale dhe verore, akademive politike dhe trening programeve, ndër të cilat Preparing Global Leaders Academy në Jordan dhe Preparing Global Leaders Institute. Gjithashtu, ai ka qene pjesëmarrës një mujorë në shkollën dimërore “Jad Vashem” për studimet të Holokaustit, në vitin 2008. Krahas karierës së tij akademike, D-r Dokmanoviq ka më tepër dhe 1 dekat përvoj me proekte ndërkombëtare në Maqedoni dhe rajon. Ka punuar në proekte të finansuara nga USAID; EK (TEMPUS, FP7), Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim si dhe Servisi Universitar botërorë – Austri, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, NATO e tj.

Miljenko Hajdaroviq

miljenko

Miljenko Hajdaroviq punon si profesor i historisë, sociologjisë, politika dhe qytetaria në shkollën e mesme në Çakovec. Interes kryesor e ka arsimimin mbi holokaustin dhe të drejtat e njeriut dhe përdorimi i teknologjive të informimit dhe komunikimit në arsimim.

Maja Panxha

maja-pandza

Maja Panxha është profesoresh e historisë dhe bibliotekare në Qendrën shkollore katolike „Sveti Pavle“ në Zenicë, Bosnje dhe Hercegovinë. Tashmë gjatë vite ajo u ligjeron historinë botërore nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, me theks të veçant historinë e Europës Juglindore dhe historisë nacionale, nëpërmjet qasjes multiperspektive të historisë. Interesohet mbi hulumtimet e historisë trashëgimore dhe mënyrën se si ndikon historia në shoqërin e sotshme Ballkanike, si dhe për qasje të hapur deri tek informacionet dhe demokratizimi nëpërmjet teknologjisë informatiko-komunikuese. Në bashkëpunim me kuadrin e profesorëve e zhvillon programën, organizon punëtori për lexim të informacionit, punon strategji për zhvillimin dhe është pjesë integrale e procesit të ligjerimit. Ka diplomuar Shkencat letrare dhe të informimit ndërsa ka kryer master të Historisë në Universitetin e Sarajevës.

Jelena Xhureinoviq

jelena-dureinovic

Jelena Xhureinoviq doktorante e historisë së Europës Lindore në Qendrën pasdiplomike ndërkombëtarе për studime kulturore në universitetin Justus Libig në Gisen. Ka magjistruar studimet mbi nacionalizmin në Europën qëndrore pran universitetit të Budapestit, ku me lëvdata e mbaroi në tezën mbi Rehabilitimin politik dhe juridik të Dragoljub Mihajlloviq dhe ushtria e Jugosllavisë në atdheun e Sërbisë bashkëkohore. Doktoratura e saj është e fokusuar në në politikën zyrtare të kujtimit të Luftës së Dytë Botërore në Sërbi pas Millosheviqit, ku bënë analizë të sanksionimit shtetëror ndaj kujtimeve zyrtare të luftës dhe kryesve të saj,me fokus ndaj institucioneve, vendimeve, legjislacionit dhe mospërputhjeve në këtë proces, si dhe në praktikat lokale të kujtimeve krahas politikës zyrtare të kujtimeve. Intereset hulumtuese të Jelenës, kyçin politikën e kujtimit të Luftës së Dytë Botërore të Europës Juglindore, legjislacionit për rehabilitim dhe mohimin i krimeve dhe zbatimi i saj, si dhe rolin e historianëve si kryes politik. E interesit të veçant është edhe drejtësia e tranzicionit, puna me kujtimet dhe ballafaqimi me të kaluarën problematike në hapësirat e pas-Jugosllavisë. Gjithashtu, Jelena është pjesëmarrëse në „Balkan 100: Recollecting Memories in the Western Balkans“, proekt i cili lidh grupe hulumtues të rinjë nga Bosnja dhe Hercegovina, Sërbia, Kosova dhe Maqedonia. Jelena shkruan për revistën politike Margina.

Ivan Karadareviq

ivan-karadarevic

Ivan Karadareviq është profesor i filozofisë, oratorisë dhe arsimit qytetar në shkollën e dytë gramatikore në Kraguevc, Sërbi. Gjatë karierës së tij si profesor në sistemin edukativo-arsimor, ai ka provuar mënyra të ndryshme të ligjerimit dhe ka qenë autor dhe botues i programës për zhvillim profesional të profesorëve. Për momentin është njëri nga moderatorët si ekspert më i ri në implementimin e kornizës nacionale të planeve mësimore. Ka marë pjesë në shumë programe arsimore joformale dhe posedon çertifikata të shumta të cilat e vërtetojn përvojën e tij si trajnues i të drejtave njerzore, fjalimeve publike, debate dhe arsimimi global. Ky beson se është e patjetërsuar nxitja e zhvillimit dhe arsimimit të popullatës rinore përmes trajnim programeve shtojc nga sektori joqeveritar. Fokusimi i tij primar është i drejtuar drejt punës me te rinj dhe ndihmimi i të rinjve në procesin e pjesëmarrjes aktive në shoqërinë civile, pjesëmarrja në proekte shkollore e tj. Ivani është antar i trupave profesionale si Konferanca Sërbe dhe gjimnazeve, Asociacioni për zhvillim i arsimit qytetar dhe arsimimi për demokraci. Përfaqësues është në Kordia – Qendër për arsim dhe zhvillimin e shqërisë së hapur. Ka program të specializuar për arsim qytetar dhe shkenca politike nga Universiteti në Beograd.

Ida Ljubić

ida

Ida Ljubić is a history teacher in the Hotel, Tourism and Catering Industry High School in Zagreb. She studied history and ethnology at the Faculty of Philosophy in Zagreb and completed postgraduate studies in history at the Central European University in Budapest. Her work encompasses teaching pupils with learning disabilities, as well as developing self-esteem and empowering pupils in vocational school through their involvement in projects such as the Model International Criminal Court Western Balkans (MICC WeB), Free2Choose, Crocus Project, the online project World Class Scholars and the International Cuisine Workshop with asylum seekers in Zagreb. Besides history, she teaches civic education subjects, such as human rights issues, the Holocaust and crimes against humanity prevention. She hopes that the project ”Historija, Istorija, Povijest – Lessons for Today” will contribute to breaking stereotypes and help create new methods and tools for teaching the history of Yugoslavia and its disintegration.

D-r Xhevada Shushko

dzevada-susko

D-r Xhevada Shushko është studiues dhe drejtor i Institutit të traditës Islame të boshnjakëve (www.iitb.ba), Institucion hulumtues i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë. Xhevada Shushko është femra e parë në pozitë udhëheqëse në Bashkësinë Islame. Është asistente në Universitetin ndërkombëtar në Saraevë, në pjesën e mardhënjeve ndërkombëtare. Atje mban kurse të ndërlidhura me historinë, politikën dhe shoqërinë në Europën Juglindore, me fokus në Jugosllavinë e dikurshme dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës. Është ritur në Gjermani ku edhe ka kryer pjesën më të madhe të studimeve në Hajdellberg dhe Universitetin e Hamburgut nga historia, shkencat politike dhe antropologjia kulturore. Si kosmopolit, ka studiuar edhe në Firencë, Otavë, Ramalla dhe Madrid. Ka doktoruar në temën: „Problemi me lojalitetin: reakcioni i boshnjakve ndaj perandorisë Austro-Hungareze (1878 – 1918)“. Është autore e disa titujve dhe artikuj shkencorë, sikur libri për ish përfaqësuesin e lart kristian Shvarc-Shiling, ose libri për pozitën e femrës në Bosnje dhe Hercegovinë. Si punë plotësuese është angazhuar në sektorin qytetar, në organizatat Qendër për arsimim dhe studim „Nahlla“ (www.nahla.ba) dhe Qendra për studime përparimtare në Sarajevë (www.cns.ba).

Bojana Golluboviq

bojana-golubovic

Bojana Golluboviq është profesoreshë e filozofisë në gjimnazin „Svetozar Markoviq“ në Nish. Ka tetë vite që është kyçur në ligjerimin dhe trajnimin në filozofi, logjik, kulturë qytetare, debat dhe simulacion të gjykimeve, përmes mësimit formal dhe joformal. Nga tetori i vitit 2013 u kyç në proektin për paralele dygjuhësore në institutin françez në Sërbi. Nga atëher qëllimisht mëson frengjishten që të mundet të ligjeroi filozofinë në gjuhën frenge për nxënësit bilingual. Si volonter ka qenë anëtare e Nauk nije bauk, e ekipit i cili ishte përgjegjës për organizimin e festivalit më të madh të shkencës në Sërbinë juglindore. E përkushtuar në popularizimin e shkencës në Sërbi dhe si e tillë është antarsuar në organizatën The Researcher’s Night, Ngrituni për popularizimin e shkencës dhe Nauk nuk është bauk. Interesimi i saj për dialog të hapur i mundëson të antarsohet në My speech, ku bëjnë pjesë klubet debatike të kolegjit Valluasod Venllo në Holandë dhe gjimnazit „Svetozar Markoviq“ në Nish Sërbi.

Besnik Emini

besnik-emini

Besnik Emini diplomoi historinë në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, RM 2002. Në të njëjtin Universitet magjistroi në vitin 2009. Doktoroi në vitin 2015 po në këtë Universitet. I specializuar në histori për popujt ballkanik gjatë shekullit 18-të dhe fillimin e shek. 19-të, vetëdisimi kombëtar dhe krijimi i shteteve kombëtare në Ballkan. Punon në Institutin për trashigimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Është ekspert i historisë dhe arsimimit të historisë, autor i librave mësimorë, ligjërues dhe trajnues. Ka punuar arsimtar i historisë nga viti 2001 – 2008. Në vitin 2008 u emërtua Kryetar i komisionit shtetëror për provimet për arsimtar nga lënda e historisë në shkollat fillore. Anëtar i rregullt dhe themelues i asociacionit të arsimtarëve të historisë (anëtare e EUROCLIO). Pjesëmarrës në puntori, seminare, konferansa, simpoziume dhe aktivitete të tjera brenda dhe jasht vendit. Promovon idenë se historia duhet të trajtohet pa vënje të kufijve sidhe librat duhet të posedojn më tepër njësi mësimore nga historia bashkëkohore. Poashtu vlerson se sistemi edukativo-arsimor patjetër ti kushtojn vëmendje lëndëve humane, duke e përfshirë edhe historinë, në kohë të zhvillimit të shpejt teknologjik me qëllim të pengohet dehumanizmi i vlerave njerzore. Adhurues i gjuhëve, muzeumeve dhe librarive.