Goli Otok – Smilja Mrxha
Prapavija e temës, relevanca e temës, të siturit e temës në kontekstin e historikut të shoqërisë (shteti). Tendenca e ligjëratës është paraqitja e Goli Otokut nga më tepër pikëpamje. ( Pikëpamja e të burrgosurve, pasuesit dhe themeluesit) dhe të përqëndrohet në periudhen e asaj kohe, kontektin ideo-politik të ngatresës Tito – Stalin në kohën e luftës së ftoht
A është urbane të veshësh Turbane? – Bojana Goluboviç
Historia moderne i njeh dy kahje të zhvillimit të kulturës dhe vetëdijes në RSFJ, veçanërisht në Srbi – njëra që i përket rurales (tradicionales) dhe tjetra urbanes (modernes). Mënyra më e lehtë është të zgjidhet një anë, por shumë më e preferuar është të kontrollohen burimet për paraqitjen e stereotipeve dhe procesit që vazhdon t’i ndjek ato ndodhi. Arsimi e zgjodhi rrugën më të vështirë. Kuptimi i këtyre stereotipeve, realisht nuk i përkasin vetëm kornizave Sërbe, por mbarë botës, sa që edhe sot e kësaj dite jeton në mesin e njerëzve.
Gjykata ndërkombëtare penale për ish Jugosllavinë – Almir Aliç
Tema përfshin komponenta gjyqësore nga procesi i drejtësisë tranzicionale, ku theks të veçant merr roli i gjykatës Ndërkombëtare penale për ish Jugosllavinë, në ndjekjen e personave përgjegjës për thyerje të rëndë të së drejtës humanitare ndërkombëtare.
Të drejtat e njeriut në Jugosllavi: Liria e fesë – Dr. Xhevada Shushko
Ky shkrim është leksioni hyrës i viteve të para të komunizmit dhe rolit të tij në krijimin e politikave speciale ndaj bashkësive fetare. Këto politika janë paraqitur në pesë vitet e para të themelimit të socializmit, nëpërmjet kushtetutës së re dhe disa normave të reja. Duke parë nga perspektiva e sotme, ku shifet qartë se të drejtat e njeriut merren pa të drejtë, nëse më me kujdes e shofim periudhën 1945-1955,do ta shohim rëndësinë e dokumenteve ndërkombëtare.
Arena e fudbollit si fushëbetej për shperhje të nacionalizmit – Vesna Iveziç
Analizë mbi rolin e sjelljes së tifozëve në përhapjen e nacionalizmit në vendet e ish Jugosllavisë, /shembulli me Kroacinë dhe Sërbinë/ – ndërlidhur me të sotmen. Ngjarjet në fushat sportive dhe vetë sporti, u bë agjent i rëndësishëm i konflikteve në ish Jugosllavi para dhe gjatë luftës.
Everyday life in Yugoslavia for Vocational School – Sanja Gregorinić
Exploring everyday life in Yugoslavia, especially in the area of Labin, with an emphasis on food, drinks and tourism development. Acquiring knowledge about everyday life in Yugoslavia (1945-1990) with a focus on the area of Labin. Through this lesson plan students should be encouraged to explore and respect their local history and culture.
Jeta e përditshme në Jugosllavi për gjimnaze– Sanja Gregoriniç
Të hulumtohet jeta e përditshme ne Jugosllavi, gjegjësisht në zonën e Labinshtinës, duke theksuar ushqimin dhe pijet, si dhe zhvillimin e turizmit.
Fitimi i njohurive rreth jetës në Jugosllavi (1945-1990) duke u fokusuar në zonën e Labinshtinës. Nëpërmjet këtij plani mësimor, nxënësit do të inkurajohen për eksplorim dhe respektim të kulturës dhe historisë lokale.
E vërteta e konflikteve dhe interpretimi i historisë – Ivan Karadareviç
Përmbajtja e librave të historisë dhe përvoja personale nga ngjarjet e luftës në territorin e ish Jugosllavisë, përbën të vërteta kontradiktore që paraqet një sfidë për tu përballur me historinë e vërtetë, një aspekt i rëndësishëm për ndërtimin e paqes dhe edukimit të fëmijëve.
Vëllazëria dhe uniteti në tavolin? – Ida Ljubić
Recetat në libra ushqimore dhe në librat për gatim të botuara në Jugosllavi, mund të shërbejnë si burime historike që e zbulojnë vlerën simbolike të ushqimit dhe procesit të përgatitjes së ushqimit. Gjithashtu, kjo zgjedhje, nxënësve mund tu ndihmoj në kuptimin më të mirë mbi ekonominë,politikën dhe ideologjitë e rastit në periudhën e FSR Jugosllavisë.